Historia jonë

Global Travel Albania është tour operator që ofron gamë të gjerë shërbimesh, duke i shërbyer kështu bizneseve në Shqipëri dhe jo vetëm si dhe klientëve të cilët janë në kërkim të një shërbimi miqësor, profesional, efiçent në organizimet e udhëtimeve të tyre brenda dhe jashtë Shqipëerisë. Është themeluar si një kompani private në vitin 2003 dhe është rritur me hapa të shpejtë në sajë të profesionalizmit treguar në vite si një kompani lider në rajon.

 

 

Ne operojmë si një agjenci udhëtimi e besuar, duke bashkëpunuar ngushtësisht me rreth 200 subagjensi në Shqipëri, duke operuar në mënyrë profesionale dhe me sukses me qëllimin e ofrimit të shërbimeve sa më cilësore të udhëtimit. Ndershmëria, besueshmëria dhe integriteti i kompanisë dhe stafit tonë është themeli që kontribuon në besnikërinë e fortë të klientit që ne e vlerësojmë pafund.

 

 

 

Destinacionet i zgjedhim me aq kujdes për klientët tanë
Bota është shtëpia jonë dhe falë përvojës tonë të fortë, ne në Global Travel jemi në gjendje të ofrojmë për klientë tanë përzgjedhje udhëtimesh në çdo cep të planetit tonë të mrekullueshëm. Duke folur më në veçanti, fillojmë me Oqeanin Indian, duke nisur nga Sri Lanka, një vend ku natyra dhe historia luftojnë për të kapur zemrat dhe mendjet e udhëtarëve; Mauritius, a.k.a. “ishulli i qeshur” për shkak të mikpritjes së ngrohtë të njerëzve të tij; Maldivet, një Kopsht i mirëfilltë i Edenit nën një qiell ekuatorial dhe kujdestari i një parajse të fshehur të magjepsur aty ku kaleidoskopi i formave ngjyrave të jetës që jetojnë rreth disa  prej shkëmbinjve nënujorë koralorë më të pandërprerë të lënë në tokë; dhe së fundmi, Seychelles, një arkipelag që ka më shumë se njëqind ishuj, një rezervat i vërtetë natyror i pyjeve të virgjër dhe plazheve tropikale. Të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e Global Travel janë destinacione emocionuese në Afrikën e Veriut, përfshirë vendet që rrezatojnë dhe magjepsin me anë të historisë, si Egjipti, duke ofruar përvoja të paharrueshme kulturore të tilla si lundrimet në lumin Nil, ose qëndrimet afatshkurtra dhe afatgjata në brigjet e Detit të Kuq, ku dielli shkëlqen gjatë gjithë vitit; Maroku, një mjedis natyror me bukuri të jashtëzakonshme dhe sfondi i një civilizimi antik, tepër të rafinuar; Izraeli, një mozaik i kulturave, historisë dhe feve të vendosura përkundrejt një pamjeje magjepsëse.
Deti Mesdhe, me disa nga vendet më tërheqëse dhe të izoluara të vendosura në Itali, Greqi, Qipro, Maltë ose në Turqi, ura ideale midis Evropës dhe Azisë, me qytete jashtëzakonisht të gjalla të pasura me histori, të tilla si Stambolli, peizazhi si përrallë i Kapadokias, shumë vendpushime relaksuese bregdetare. Lindja e Largët me Tajlandën, Indonezinë, Kinën, Indinë, Azinë Juglindore dhe Japoninë janë toka të karakterizuara nga një trashëgimi e pasur me mbetje të qytetërimeve antike dhe jashtëzakonisht të rafinuara.

 

 

 

NE JEMI MË SHUMË SE NJË AGJENSI UDHËTIMESH!
Për t’u shërbyer klientëve tonë me një larmi shërbimesh në mënyra sa më të përshtatshme, miqësore dhe profesionale, Global Travel ofron shërbimet e saj përmes portaleve:
  • B2B
  • B2C

 

 

Ne u sigurojmë klientëve tanë shërbimet e mëposhtme:
  • Bileta ajrore drejt cdo destinacioni
  • Rezervimi e hotelit apo cdo lloj tjetër akomodimi
  • Transfertat, pritjen dhe përcjelljen në aeroport si dhe marrjen me qira e makinave
  • Vizat dhe procedurat e hyrjeve në shtete në shumë vende
  • Sigurimin i udhëtimit
  • Turizëm mjekësor
  • Rezervimin e vendeve të takimit, konferenca dhe pjesëmarrja në ngjarje me rëndësi.
  • Paketat e muajit të mjaltit
  • Paketat e turizmit në shumicën e vendeve të globit.

 

 

DETAJET BËJNË DIFERENCËN!


Kujdesi i plotë ndaj detajeve fillon që përpara nisjes, që nga koha kur klienti  interesohet në lidhje me një udhëtim dhe ne fillojmë përgatitjen në raport me kohën e dorëzimit final të dokumenteve të udhëtimit në kohë, dhe që nga ai moment ne intensifikojmë komunikimin me klientin në mënyrë që të jemi pranë tyre në çdo hap. Global Travel ka studiuar çdo mënyrë të mundshme për ta bërë gjithçka më të thjeshtë, më të sigurtë dhe më të këndshme.

 

 

 

Global Travel partneri ideal për kompaninë tuaj
Ne menaxhojmë një portofol me +50 klientë korporata me seli në Shqipëri apo në vende të tjera stafi i të cilave udhëton përmes kufinjve ndërkombëtarë çdo ditë. Ne i shërbejmë çdo lloj industrie dhe një game të madhe biznesesh përfshirë bizneset e vogla, të mesme apo korporata, biznese që operojnë në tregje shumëkombëshe, dhe i ofrojmë mbështetje të plotë sa i përket  shërbimeve të udhëtimit.

 

 

 

 Përfitimet dhe avantazhet e të përzgjedhurit ne si kompania juaj e menaxhimit dhe këshillimit të udhëtimeve dhe organizimeve:
  • Raporte javore dhe mujore
  • Shërbim emergjence 24/7
  • M.I.C.E në çdo cep të globit

 

Kemi shërbim online 24/7 të vlefshëm për çdo klient që rezervon nëpërmjet nesh, më anë të një numri kontakti të veçantë që i dorëzohet klientit së bashku me dokumentet e udhëtimit.

 

 

 

Stafi jonë, konsulentët tuaj të udhëtimeve!
Global Travel Albania ka një ekip të specilizuar, poliglotë, të aftë dhe të mirëtrajnuar për të siguruar ofrimin shërbimit dhe konsulencës më të mirë të mundshme për klientët e saj. Pjesëtarët e stafit tonë si këshilltarë udhëtimesh gjithnjë bëjnë më të mirën për të siguruar që të gjitha shërbimet e kompanisë sonë të lidhura me udhëtimin dhe turizmin të ofrohen në kohë reale dhe në mënyrë të plotë, duke mbuluar çdo detaj të kërkuar në itinerarin e përcaktuar të  klientit me synimin për të përmbushur kënaqësitë dhe për të tejkaluar pritshmëritë.
  • Shërbimi që mundëson rezervimet i vlefshëm në 12 orë të ditës
  • 7 ditë në javë 24/7 shërbim ndaj klientit duke përfshirë edhe orarin jozyrtar.
  • Raportim të shpejtë mbi shërbimet e lidhura me udhëtimin, duke nënkuptuar çdo shpenzim
  • Zgjidhje të personalizuara për kërkesat e udhëtimit të secilit klient
  • Opsione të shumta dhe fleksibilitet në çdo nivel të itinerareve të klientëve tanë
  • Disponibilitet i vazhdueshëm i ofertave dhe paketave speciale tërheqëse

 

 

Një e ardhme e ndritshme..
Global Travel Albania është besimplotë për të ardhmen e saj dhe mundësitë reja që do hapen në industrinë rajonale dhe ndërkombëtare të udhëtimit. Bazuar në vizionin dhe misionin e kompanisë sonë, ne kemi projekte për të vazhduar rritjen tonë dhe të vazhdojmë të sigurojmë shërbime akoma më unike dhe të sotisfikuara për klientët tanë, agjencinë dhe bizneseve  në të gjithë botën.
Send Whatsapp Message