Cfarë janë turbulencat?

 

 

Fluturimi është një nga format më të sigurta të transportit, por nuk ndihet si e tillë kur godet një turbulencë. Por çfarë që ai “ajër i vrazhdë” që pilotët flasin vazhdimisht? Deri ku konsiderohet normal shqetësimi?

 

Mbaj mend: Turbulenca është normale !

Avionët udhëtojnë në rrjedhën e erës. Në pjesën më të madhe të kohës është e butë, duke e bërë fluturimin të lehtë. Megjithatë, ajri i butë shpesh bëhet i ndryshueshëm, mendo për dallgët në oqean që shkaktojnë avionin të ngrihet, të ulet dhe të lëkundet nëpër qiell. Këto ndryshime të ajrit të vrazhdët shkaktohet nga tre kategori interferencash: termale, kur ajri i ngrohtë ngrihet mbi të freskëtin, mekanike: kur një mal a një strukturë e bërë nga dora e njeriut ndryshon rrjedhën e erës dhe i prerë: që ndodh gjatë kufijve mes dy xhepave të ajrit lëvizës, kur piloti kalon përmes rrymës për të përfituar nga era nga pas. Administrata Federale e Aviacionit thotë se afro 58 fluturues dëmtohen nga turbulencat çdo vit, por duke konsideruar afro tetë milion njerëz që fluturojnë çdo ditë, dëmtimet janë shumë të rralla.

Nuk duhet të shqetësohesh

Megjithëse turbulencat mund të të trembin, avionët janë ndërtuat për të përballuar sasi të mëdha të tyre. Kushtet mund të jenë bezdi dhe të parehatshme, por avioni nuk do të përplaset. Avionët modernët janë ndërtuar për të përballuar çdo gjë nisur nga të ashtuquajturit goditje zogjsh tek goditjet e vetëtimave, i nxehti apo i ftohti ekstrem deri te era më e fortë që mund të përkulë një krahë reaktiv deri në 90 gradë. Ka pak dyshim se një avion i markave të mira mund të përballojë disa turbulenca.

Pilotët janë gati për ta përballuar

Pilotët e avionëve zakonisht e dinë kur është duke u afruar një turbulencë falë raportimeve të motit. Kur pilotët goditet nga rrymat e ajrit ata lajmërojnë kontrollin e trafikut ajror, si edhe pilotët që janë në drejtim të avionëve të tjerë nëpër të njëjtin shteg fluturimi. Pilotë3t ose mbështetja nga toka shpesh mund të pikasë ajër turbulent në radar ose të shënojnë disa nga modelet e motit dhe të sigurojnë veten dhe pasagjerët për goditjet që po afrohen ose të ulin avionin në një shpejtësi penetruese të turbulencës. Është një lloj turbulencë që askush nuk e sheh të afrohet të quajtur turbulenca në qiell të pastër, që duket sikur vjen nga hiçi në mes të qiellit të kthjellët. Kjo lloj turbulence mund të jetë më e rrezikshmja dhe shfaqja e saj e beftë nuk lë kohë për ekuipazhin fluturues të lajmërojë pasagjerët për t’u rikthyer në sedilje dhe të lidhen me rripin e sigurimit.

Vendos rripin e sigurimit

Çdo vit, afro 58 njerëz në ShBA dëmtohen nga turbulencat ndërsa nuk e kanë lidhur rripin e sigurimit. Disa prej të dëmtuarve janë ekuipazh, që me gjasa kanë qenë duke ecur nëpër avion për të lajmëruar pasagjerët të vendosin rripat. Kur piloti apo ekuipazhi të këshillon të vendosësh rripin kur je i ulur, përpiqen t’ju mbajnë të sigurt në rast turbulencash, që shkakton edhe dëmtimet më të mëdha nga turbulencat. Dhe për ta ditur, pilotët i mbajnë gjithnjë rripat të vendosur.

Turbulencat mund të përkeqësohen

Ndërsa planeti po nxehet për shkak të ngrohjes globale disa shkencëtarë besojnë se turbulenca do të bëhet më e zakonshme dhe e fortë. Një raport i 2013 –ës i botuar në revistën Ndryshimi Klimaterik i Natyrës ka zbuluar se në vitet që vijnë, ndryshimet klimaterike mund të rrisin fuqinë e turbulencave nga 10 në 40 përqind dhe frekuencat e turbulencës mund të kapërcejë nga 0 përqind në 170 përqind, që do ta bëjë shumë të vështirë gjumin në fluturimet transatlantike.

Fatmirësisht shkencëtarët po zhvillojnë softuerë të rinj dhe teknologji me bazë laserësh  që mund të ndihmon në avionët të shmangin turbulencat. Mbaj mend, nëse je fluturues nervoz mund të kontrollosh nëse dot ë ketë turbulenca përpara se të nisesh.

 


 

Offline gjatë pushimeve: Përfitimet e një detoksi dixhital

 

 

Në botën e sotme, është e lehtë të jesh vazhdimisht i lidhur me teknologjinë. Ne kontrollojmë mesazhet, emailet tona, rrjetet sociale dhe portale të lajmeve disa herë në ditë, edhe kur jemi me pushime. Megjithatë, një detoks dixhital gjatë udhëtimit mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Një nga përfitimet më të mëdha të një detoksi dixhital është mundësia për të qenë prezent në moment. Kur jemi vazhdimisht të lidhur me teknologjinë, mund të humbasim bukurinë dhe mrekullinë e botës përreth nesh. Duke shkëputur nga bota dixhitale, ne mund të zhytemi plotësisht në pamjet, tingujt dhe përvojat e udhëtimeve tona.

Një përfitim tjetër i një detoksi dixhital është reduktimi i stresit dhe ankthit. Studimet kanë treguar se koha e tepërt para ekranit mund të shkaktojë rritje të niveleve të stresit, probleme të gjumit, madje edhe depresion. Duke bërë një pushim nga teknologjia, ne mund t'i japim mendjes dhe trupit tonë një shans për të pushuar dhe rimbushur me energji.

Një detoks dixhital gjithashtu mund të përmirësojë marrëdhëniet tona me të tjerët. Kur kontrollojmë vazhdimisht celularët tanë, mund të humbasim mundësitë për t'u lidhur me njerëzit përreth nesh. Duke lënë i mënjanë, ne mund të përfshihemi në biseda më kuptimplote dhe të krijojmë lidhje më të thella me miqtë tanë të udhëtimit.

Për më tepër, një detoks dixhital mund të na ndihmojë të rizbulojmë gëzimin e kënaqësive të thjeshta. Kur nuk bombardhemi vazhdimisht me njoftime dhe sinjalizime, mund të vlerësojmë bukurinë e një muzgu, zhurmën e valëve që përplasen në breg ose shijen e një vakti të shijshëm.

Natyrisht, shkëputja plotësisht nga teknologjia gjatë udhëtimit nuk është gjithmonë e mundur ose praktike. Megjithatë, edhe hapat e vegjël drejt reduktimit të kohës sonë para ekranit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien tonë të përgjithshme.

Pra, herën tjetër që planifikoni një udhëtim, merrni parasysh marrjen e një detoksi dixhital. Lëre telefonin, fik laptopin dhe përqafo bukurinë dhe mrekullinë e botës që të rrethon. Mund të zbuloni një mënyrë krejtësisht të re udhëtimi!

 


 

Bukuria e të udhëtuarit në grup: Përvoja të përbashkëta, miq të rinj dhe kujtime gjatë gjithë jetës

 

 

Udhëtimi në grup ofron një përvojë unike, të ndryshme nga udhëtimi vetëm ose me një partner. Udhëtimi në grup ju lejon të ndani përvoja, të bëni miq të rinj dhe të krijoni kujtime të përjetshme me individë me mendje të njëjtë që ndajnë pasionin tuaj për udhëtimin.

Një nga përfitimet kryesore të udhëtimit në grup janë përvojat e përbashkëta që ofron. Duke udhëtuar me një grup, mund të shijoni aktivitete dhe aventura që mund të jenë të vështira ose të pamundura për t'i bërë vetëm. Pavarësisht nëse është një tour me udhëzues në një vend historik, një shëtitje në grup në një park kombëtar, udhëtimi në grup ju lejon të ndani këto përvoja me të tjerët dhe të krijoni kujtime të qëndrueshme.

Udhëtimi në grup gjithashtu nxit një ndjenjë të komunitetit dhe lidhjes me të tjerët. Duke udhëtuar me një grup, ju keni mundësinë të takoni njerëz të rinj me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme. Ky grup i larmishëm individësh mund të ofrojë perspektiva, njohuri dhe miqësi të reja që mund të pasurojnë përvojën tuaj të udhëtimit dhe jetën tuaj.

Një përfitim tjetër i udhëtimit në grup është siguria dhe siguria që ofron. Duke udhëtuar me një grup, ju keni mbështetjen dhe mbrojtjen e të tjerëve në rast emergjencash ose situatash të papritura. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme kur udhëtoni në destinacione të panjohura ose të largëta.

Udhëtimi në grup gjithashtu ofron një qasje më të strukturuar dhe të organizuar për udhëtimin. Duke udhëtuar me një grup, nuk duhet të shqetësoheni për planifikimin e çdo detaji të udhëtimit tuaj. Itinerari, akomodimi dhe transporti janë të gjitha të kujdesshme, duke ju lejuar të relaksoheni dhe të shijoni përvojën tuaj të udhëtimit.

Edhe pse udhëtimi në grup mund të kërkojë një shkallë më të madhe kompromisi dhe fleksibiliteti, ia vlen të krijosh kujtime me njerëzit e zemrës dhe miq të rinj. Duke përqafuar gëzimin, përvojat e përbashkëta dhe miqësitë e reja të udhëtuarit në grup, ju mund të krijoni kujtime të përjetshme që do të mbeten me ju shumë kohë pasi udhëtimi juaj të përfundojë.

Pra, nëse po mendoni për një udhëtim në grup, përfitoni nga rasti për të shkëmbyer përvoja, për të bërë miq të rinj dhe për të krijuar kujtime të përjetshme me individë që ndajnë pasionin tuaj për udhëtimin. Pavarësisht nëse është një tour me udhëzues, një shëtitje në grup ose një përvojë kulturore, udhëtimi në grup ofron një qasje unike për të udhëtimuarit që nuk duhet humbur.

 


 

Një dasëm ndryshe

 

 

Për më aventurierët në shpirt, nocioni i dasmës tipike mund të tingëllojë jashtë nivelit. Nëse ju pëlqen të ngjitni male, të bëni ski apo të kacavirreni nëpër shpella, ja nëntë vende ku mund të bëni betimin e martesës!

 

Që do i bënin dasmat në plazh të dukeshin të mërzitshme…
Pjesa më e madhe e ceremonive të dasmave janë përralla e një nuseje dhe e një dhëndri e bërë realitet. Çifti merr pjesë në salla vallëzimi  të dekoruar me porcelan dhe shkallë të gjera apo edhe buzë detit, ku lëkundja e palmave dhe tingujt e valëve të oqeanit krijojnë idenë e peizazhit ideal për një dasmë në parajsë. Por për më aventurierët në shpirt, nocioni i dasmës tipike mund të tingëllojë jashtë nivelit. Nëse ju pëlqen të ngjitni male, të bëni ski apo të kacavirreni nëpër shpella, ja nëntë vende ku mund të bëni betimin e martesës!

Në një balonë me ajër të ngrohtë në Montana
Për një dasmë në një arratisje luksoze në xhungël zgjidhni një ceremoni në Resortin Paws Up, ku mund të zgjidhni të qëndroni në një tendë ose një shtëpi në fermë, brenda peizazhit të mrekullueshëm të Montana-s. Ndërsa vendi ka një larmi opsionesh për një dasmë në periferi, më aventurierët mund të zgjedhin retë. Gjatë një dasmë në dimër, ngjitu me një balonë me ajër të nxehtë në Parkun Kombëtar Glacier. Do të shijoni majat e maleve dhe disa nga majat e pazbuluara dhe të paprekura në Amerikë ndërsa të sapomartuarit ngrenë dolli me kokteje Mimoza.

Me nëndetëse në Maldive
Nëse keni ëndërruar gjithnjë për një dasmë në plazh, por keni nevojë për një mënyrë unike të thoni “Pranoj!”, atëherë festimet në Maldive mund të jenë ceremonia e duhur për ju. Gjatë një qëndrimi në Ishullin Privat Velaa, në Maldive, Absolute Travel mund të të rregullojë një dasmë nën ujë menjëherë. Ndërsa ujërat e bruzta puthim bregun, bëni një xhiro në dallgët me makinën tuaj tropikalë: një nëndetëse private. Takohuni me miqtë dhe familjarët në një plazh priva t aty afër për të shijuar një natë të zhurmshme. Si një nga të paktat prona në Maldive ku është e lejuar të përdoren fishekzjarrët, kulmojeni ceremoninë me një dush dritash në qiellin me hënë.

 Në një guvë në Jug të Italisë
Kur ëndërron për një dasmë italiane mendja mund t’ju çojë në periferitë e Toskanës apo në katedralet pompoze të Milanos, por më aventurierët fluturojnë në jug të Pulias ku mund të sajoni një dasmë brenda një prej guvave më elegante në jug të Italisë. Zbrisni 70 metra poshtë në Grotte Bianca: guva e bardhë është e vendosur brenda një katedraleje eterike prej alabastri dhe ndërsa arrini në fund të guvës do të hasni festën e dasmës, një nga komplekset më të mëdha të Italisë në një guvë që do të ndriçohet nga dritat e qirinjve. Zgjidhni t’i prisni të ftuarit brenda guvës ose zgjidhni një mënyrë klasike si makina vintage apo karroca me kuaj, në ndalesën e radhës së muajit të mjaltit në një fermë puljeze në periferi.

Në një akullnajë në Islandë
Akullnaja, burime vullkanike dhe ujëvara janë pikat për një dasmë në Islandë, toka e zjarrit dhe akullit. Me ekspertizën e Pink Iceland, i lini takat dhe të sheshtat në shtëpi: duke përdorur kanxha dhe sëpata akulli, shtegu akullnajor mes rrugëve të ngushta në majë të
akullnajës Sólheimajökull në jug të Islandës , një akullnajë e vendosur në makë të Katla-s, një nga vullkanet më aktivë të vendit. Pasi të lidheni në martesë, festoni ditët e gëzueshme me një dolli unike. Derdheni shampanjën në akullnajë, dhe ngrini dolli me ujë akullnaje nga një formacion më të lashtë se njëmijë vjeçar.

Në një faltore në Japoni
Nëse e adhuroni historinë e ëndërroni një dasmë me traditë të pasur, spiritualitet dhe lule në shpërthim, aventurierët kulturorë mund ta çojnë ceremoninë një hap përtej në Japoni, ku Hotel Granvia në Kioto mund të planifikojë një dasmë idilike Brenda faltores Kamigamo, një vend i ruajtur nga UNESCO dhe një nga tempujt më të vjetër Shinto në qytetin e lashtë. Vendosur në ishullin e Honshusë dhe plot me kopshte, pallate e tempuj historia e Kiotos të çon pas njëmijë vjet dhe një dasmë në tempullin  Kamigamo Shrine i lejon çiftet të përqafojnë adhurimin shpirtëror të Kiotos ndërsa përfshijnë edhe performanca tradicionale e përvoja kulinare të rajonit, përfshirë një fuçi me sake të shenjtë, e përsosur për një ceremoni pas dasme.

Nën ujë në Bora Bora
Ndërsa zhytja me scuba dhe noti me periskop janë aventuriere në të drejtën e tyre Resporti Katër Stinës në Bora-Bora, Polinezinë Franceze shkon përtej dhe mbi një dasmë tipike në plazh duke rikrijuar një skenë të një salle vallëzimi nën ujë, duke u lejuar të pasionuarve pas ujit ceremoninë e ëndrrave. Me dy karrige të varura me leshterikë dhe lule, nusja dhe dhëndri mund të bëjnë scuba derisa të ulen në fronet e tyre nënujorë ndërsa nëpunësit presin ta bëjnë zyrtare martesën detare. Pas një nate kremtimesh, strehohuni në një kasollen pritave ishullore dhe pishinën në lagunën më idilike të Bora Boras për një pamje e të përsosur të malit Otemanu, në distancë.

Me gamile në Mongoli
Nëse ju pëlqen të ngisni kuaj, por një dasmë në fermë ju duke e tepërt, atëherë zgjidhni një ceremoni mbi shpinën e gamiles në Mongoli me Elevate Destinations, ku mund të zhyteni në kulturën e Shkretëtirës së Gobit, në jug të Mongolisë, një nga humbëtirat më të largëta të Azisë, vendosur mes stepës së Siberisë në veri dhe Pllajës Tibetiane në jug. Këmbeni një xhiro me kal për një gamile Baktriane, që gjendet vetëm në stepat e Azisë Qendrore. Shijoni peizazhin dramatik të dunave të shkretëtirës mongole, përpara se të shijoni traditat kulturore të martesës në Shkretëtirën e Gobit. Për t’u quajtur zyrtarisht të martuar, nusja dhe dhëndri duhet të kërceni mbi zjarr për të shkrirë dashurinë me flakët, pasionin dhe dritën.

Ndërsa bekoheni nga një Shaman
Për dashuruesit e natyrës dhe kureshtarët spiritualë, një dasmë tradicionale mund të duket si një mënyrë pakuptim për të shënjuar udhëtimin e përbashkët të jetës. Në Casa Palopó, në malësitë e Guatemalas, zhyteni veten në pamjet e tre vullkaneve pranë liqenit Atitlan, gjatë një qëndrimi në një vilë të shndërruar në një hotel luksoz.
Këtu, një shaman Maja, mund të zyrtarizojë dasmën dhe t’ju bekojë me një ritual tradicional shamanik, një performancë të bërë pranë flakëve të hapura dhe një transferim simbolik dhe shpirtëror të urimeve të mira për jetën tuaj bashkë

 


 

A është ky restoranti më romantik në botë?

 

 

Ka fare pak përvoja më të paharrueshme ( ose romantike) se të hash një vakt të shijshëm, ndërsa  rrethohesh prej një pamje mbresëlënëse.

Ndaj kur shohim  Hotelin- Restorant  Grotta Palazzese – një hapësirë të mahnitshme vendosur në një shpellë në qytetin e Italisë së Jugut,  Polignano a Mare, nuk mund  veçse të biem në dashuri.  Restoranti, pjesë e hotelit Grotta Palazzese është e strehuar në një shpellë gëlqerore duke u dhënë darkuesve një pamje të pandërprerë të Detit Adriatik dhe të shkëmbinjve të tij të afërt. Gjatë ditës, shpella është pjesërisht e rrahur nga pasqyrimi i diellit në ujin e kaltër, një vend që daton prej  1700 –ës kur fisnikëria vendase e përdore për bankete.  Tani, vizitorët gostiten me një meny të mbushur me pjatat tradicionale të Mesdhetar dhe një listë të gjatë verërash. Darko në guvën verore nga Maji në Tetor ose përjetoje pamjen gjatë vitit,  përmes dritareve të sallës së ngrënies nga dyshemeje në tavan. Gostiti sytë!

 

 

 


 

5 destinacionet kryesore që duhen vizituar për adhuruesit e natyrës

 

 

Nëse jeni një adhurues i natyrës, nuk ju mungojnë destinacionet mahnitëse për të eksploruar nëpër botë. Nga pyjet e harlisur dhe malet madhështore te plazhet e pacenuara dhe ujërat e pastër kristal, natyra ofron mundësi të pafundme për aventura dhe frymëzim. Këto janë 5 destinacionet kryesore që duhen vizituar për adhuruesit e natyrës:

Ishujt Galápagos, Ekuador - Ky arkipelag i largët në Oqeanin Paqësor është një parajsë e adhuruesve të natyrës, me jetën e tij unike dhe të larmishme, ujërat e pastër kristal dhe peizazhet vullkanike. Vizitorët mund të zhyten me luanët e detit, të notojnë me pinguinë dhe të vëzhgojnë breshka gjigante, iguana dhe zogj ekzotikë në habitatet e tyre natyrore.

Parku Kombëtar Banff, Kanada - I vendosur në shkëmbinjtë kanadezë, Parku Kombëtar Banff është një destinacion mahnitës për ecje, ski dhe shikimin e kafshëve të egra. Me liqenet e tij, majat e mbuluara me borë dhe pyjet e dendura, Banff ofron një sfond mbresëlënës për aventura në natyrë dhe udhëtime piktoreske.

Great Barrier Reef, Australi - Sistemi më i madh i shkëmbinjve koralorë në botë, Great Barrier Reef është një destinacion që duhet vizituar për zhytje dhe lundrim. Me jetën e tij të gjallë detare, ujërat kristal të pastër dhe ishujt mahnitës, Great Barrier Reef ofron një përvojë unike dhe të paharrueshme nënujore.

Parku Kombëtar Serengeti, Tanzani - I njohur për migrimet e kafshëve të egra, Parku Kombëtar i Serengetit është një destinacion kryesor për entuziastët e safarit. Vizitorët mund të vëzhgojnë luanët, leopardët, elefantët, gjirafat dhe zebrat në habitatet e tyre natyrore dhe të jenë prezent në migrimin e madh të bletëve të egra.

Parku Kombëtar Fiordland, Zelanda e Re - Me fjordet e tij dramatike, majat e larta dhe pyjet e harlisur, Parku Kombëtar Fiordland është një ëndërr e adhuruesve të natyrës. Vizitorët mund të eksplorojnë shtigjet e shumta të ecjes në park, të bëjnë një turne piktoreske me varkë nëpër fjorde ose të bëjnë kajak në ujërat e pacenuara.

Këto janë vetëm disa nga destinacionet e shumta mahnitëse që adhuruesit e natyrës mund të eksplorojnë nëpër botë. Pavarësisht nëse jeni aventurier me përvojë ose entuziast i rastësishëm i natyrës, ka diçka për të gjithë në botën e udhëtimeve në natyrë. Pra, paketoni valixhet, merrni kamerën dhe përgatituni për një udhëtim të paharrueshëm në zemër të natyrës.

 


 

Festivali i luleve në Japoni, një përrallë!

 

 

Deri në fund të majit, do të lulëzojë në lule të vogla rozë, të bardha, të kuqe, ose vjollcë që ngjajnë me lulet e qershisë

Është shpërthimi më i famshëm  i luleve të qershisë  në të gjithë botën,  tunelet përrallore të jargavanëve në kopshtet Kitakyushu Kawachi Fuji Gardens dhe ja ku është lulëzimi që ndodh në Parkun Hitsujiyama në zonën e Pesë Liqeneve të Fuji-it, me një tapet të gjallë lulesh të purpurta dhe ngjyrë livande. Po jua sjellim magjinë përmes këtyre fotove.

Festival Fuji
Shfaqja më e madhe e luleve është e vendosur në Resortin Fuji Motosuko përreth liqenit
Ryujin-ike Pond, në jug të liqenit Motosu.

Njihuni me lulëzimin
Shibazakura është lulëzim gjithëvjetor me origjinë nga Amerika e Veriut. Deri në fund të majit, do të lulëzojë në lule të vogla rozë, të bardha, të kuqe, ose vjollcë që ngjajnë me lulet e qershisë. Për shkak se është një pimë kacavjerrëse ka emrin japonez “qershi e lëndinës” (shiba-zakura).

Kur të shkosh
Website i Festivalit sugjeron 15 Prillin, por Shibazakura mund të mos arrijë lulëzimin e plotë edhe për disa javë më vonë. Vitet e kaluara, fillimi i Majit ka qenë koha më e mirë për të parë lulet në të gjithë shkëlqimin rozë dhe vjollcë.

Afro një milion lulëzime
Ka një sërë festivale lulesh në zonë, por ky kultivon një numër prej 800 mijë
shibazakura, më shumë se në çdo vend tjetër në rajonin e Tokios.

Bukuria në detaje
Festivali përdor pesë varietete shibazakura për të krijuar dizajnët specifike: dy nuanca të ndryshme roze, vjollcë e lehtë, dy lloje të bardhash dhe petale rozë me  vija të bardha.

Mini Mali Fuji
Ka një version në miniaturë të malit Fuji bërë me shibazakura, ku përfshihen edhe 5 liqenet.

Vish këpucë të rehatshme
Shtigjet mes fushave të lulëzuara janë të përgatitura mirë, por nuk janë shtruar për shkak ët rregullores së parkut kombëtar, ndaj festivali këshillon veshjen e këpucëve për ecje në vend të çdo lloj take.

Koha për vizitë
Është shumë e këshillueshme të shkohet herët në mëngjes , parku hapet në 8 të mëngjesit, por drita e pasdites është shpesh më ideale për foto.

Inkurajohen selfie-t
Por këtë vit, nuk lejohen kafshët.

Si të shkosh atje
Website i festivalit detajon si të shkosh atje me tren, autobus apo makinë dhe lajmëron se rrugët rreth vendit mund të jenë pak të mbushura gjatë sezonit. Është afro dy orë me makinë nga Tokio. Vizitorët inkurajohen të përdorin transportin publik, sa herë është e mundur.

Deri në fund të majit, do të lulëzojë në lule të vogla rozë, të bardha, të kuqe, ose vjollcë që ngjajnë me lulet e qershisë

Është shpërthimi më i famshëm  i luleve të qershisë  në të gjithë botën,  tunelet përrallore të jargavanëve në kopshtet Kitakyushu Kawachi Fuji Gardens dhe ja ku është lulëzimi që ndodh në Parkun Hitsujiyama në zonën e Pesë Liqeneve të Fuji-it, me një tapet të gjallë lulesh të purpurta dhe ngjyrë livande. Po jua sjellim magjinë përmes këtyre fotove.

Festival Fuji
Shfaqja më e madhe e luleve është e vendosur në Resortin Fuji Motosuko përreth liqenit
Ryujin-ike Pond, në jug të liqenit Motosu.

Njihuni me lulëzimin
Shibazakura është lulëzim gjithëvjetor me origjinë nga Amerika e Veriut. Deri në fund të majit, do të lulëzojë në lule të vogla rozë, të bardha, të kuqe, ose vjollcë që ngjajnë me lulet e qershisë. Për shkak se është një pimë kacavjerrëse ka emrin japonez “qershi e lëndinës” (shiba-zakura).

Kur të shkosh
Website i Festivalit sugjeron 15 Prillin, por Shibazakura mund të mos arrijë lulëzimin e plotë edhe për disa javë më vonë. Vitet e kaluara, fillimi i Majit ka qenë koha më e mirë për të parë lulet në të gjithë shkëlqimin rozë dhe vjollcë.

Afro një milion lulëzime
Ka një sërë festivale lulesh në zonë, por ky kultivon një numër prej 800 mijë
shibazakura, më shumë se në çdo vend tjetër në rajonin e Tokios.

Bukuria në detaje
Festivali përdor pesë varietete shibazakura për të krijuar dizajnët specifike: dy nuanca të ndryshme roze, vjollcë e lehtë, dy lloje të bardhash dhe petale rozë me  vija të bardha.

Mini Mali Fuji
Ka një version në miniaturë të malit Fuji bërë me shibazakura, ku përfshihen edhe 5 liqenet.

Vish këpucë të rehatshme
Shtigjet mes fushave të lulëzuara janë të përgatitura mirë, por nuk janë shtruar për shkak ët rregullores së parkut kombëtar, ndaj festivali këshillon veshjen e këpucëve për ecje në vend të çdo lloj take.

Koha për vizitë
Është shumë e këshillueshme të shkohet herët në mëngjes , parku hapet në 8 të mëngjesit, por drita e pasdites është shpesh më ideale për foto.

Inkurajohen selfie-t
Por këtë vit, nuk lejohen kafshët.

Si të shkosh atje
Website i festivalit detajon si të shkosh atje me tren, autobus apo makinë dhe lajmëron se rrugët rreth vendit mund të jenë pak të mbushura gjatë sezonit. Është afro dy orë me makinë nga Tokio. Vizitorët inkurajohen të përdorin transportin publik, sa herë është e mundur.

 

 

Send Whatsapp Message